Koha e Pogbas te Juve po mbaron

Futboll

Koha e Pogbas te Juve po mbaron

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 12:50
Pogba

Koha e Paul Pogba tek Juventusi raportohet se po i vjen fundi.

Juventus është duke u përballur me një të papritur të madhe duke qenë se Paul Pogba rezultoi pozitiv në testet antidoping.

Mesfushori francez sipas medieve italiane, e ka pranuar para klubit torinez se kishte marrë substancë.

“Paul Pogba pranoi para drejtuesve të Juventusit se kishte marrë substancën. Koha e tij me klubin tani po i vjen fundi”, shkruan “Sky”.

Francezi rrezikon një pezullim deri në katër vite. ‘Zonja e Vjetër’ thuhet se po mendon shkëputjen e kontratës me ish-yllin e Manchester Unitedit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat