Lewandowski e pranon: Të Bayerni isha makineri, tani ndihem më njerëzor

Futboll

Lewandowski e pranon: Të Bayerni isha makineri, tani ndihem më njerëzor

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 15:01
Lewandowski

Robert Lewandowski nuk po kalon momentin më të mirë para portës. Fillimi i tij në kampionat, pavarësisht se ka shënuar dy gola në katër raundet e luajtura deri më sot, nuk ka qenë brilant.

Sulmuesi polak preferoi të kërkonte justifikime, duke vënë në pikëpyetje qasjen taktike të trajnerit të “Blaugranave”, Xavi.

I pyetur nëse po mendon të shkojë në Arabinë Saudite në të ardhmen, Lewy pranoi se është larg nivelit me të cilin ishte mësuar në Gjermani dhe se nuk është i njëjti futbollist që ishte gjatë kohës së tij në “Allianz Arena”.

“Arabia Saudite? Tani as që e mendoj këtë. Jam super i lumtur në Barcelonë, në ekip, në qytet, me familjen time. Si person jam i lumtur”, ishin fjalët e lojtarit të Barcelonës, i cili gjithashtu la të kuptohet se nuk është më vrasësi që theu të gjitha rekordet e mundshme te Bayerni: “Para Barcelonës isha si makineri, këtu u bëra më njerëzor. Kam kontratë dyvjeçare këtu me opsion edhe një vit tjetër”.

Në lidhje me MLS-në amerikane, ai shtoi:

“Përpara pandemisë së Koronavirusit, ideja e MLS-së ishte e fortë në kokën time. Por ndryshova mendje më vonë.”

Nga këndvështrimi i Lewandowskit, gjëja më e rëndësishme në këtë pikë në karrierën e tij është të kënaqet në maksimum.

“Ka të bëjë me kujtimet, ruajtjen e çdo momenti, çdo fitoreje në kokën tuaj.

Disa nga komentet për numrin e golave ​​që shënova ishin të çmendura, veçanërisht në sezonin me 41 golave në Mynih (duke thyer rekordin e Gerd Müller në Bundesligë).

Thyerja e rekordeve nuk është më qëllimi im kryesor.

Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj skuadrën time të fitojë dhe të shijojë ndeshjet. Këto janë vitet e mia të fundit në botën e futbollit, dy, ndoshta tre. Mos më keqkuptoni: Unë ende dua të arrij sukses dhe të shënoj gola. Por nuk jam këmbëngulës si më parë”, përfundoi Lewandowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat