Guri nis një aventurë të re në kampionatin italian

Futboll

Guri nis një aventurë të re në kampionatin italian

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 18:10
Guri

Sindri Guri ka bërë një lëvizje të rëndësishme për karrierën e tij, që në vitet e fundit nuk ka ecur ashtu siç ndoshta priste sulmuesi shkodran. Futbollisti është shumë pranë zyrtarizmit në Itali, duke iu bashkuar skuadrës së Varezes.

Klubi i Serisë D ka ambicie për t’u ngjitur më lart në futbollin italian dhe ka kërkuar një lojtar i cili të mund të bëjë diferencën para portës.

Kontaktet me futbollistin shqiptar, të cilin e kërkoi edhe Dinamo, kanë shkuar në rrugën e duhur dhe tani po afrojnë firmën për këtë ekspericnë në Serinë D italiane.

Kështu, Guri tashmë bëhet gati për një etapë tjetër të karrierës, pas atyre të fundit në futbollin maqedonas dhe turk.

Mbeten vetëm detajet burokratike, por duket se gjithçka po shtyn drejt firmës në futbollin italian të sulmuesit 29-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat