Trajneri Resuli zbardh listën e lojtarëve të ftuar

Futboll

Trajneri Resuli zbardh listën e lojtarëve të ftuar

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 19:33
Lista

Muaji shtator vazhdon me aktivitetet futbollistike në shenjën e ekipeve Kombëtare të impenjuara në ndeshje zyrtare dhe miqësore ndërkombëtare.

Tani është radha e Kombëtares së Futsallit, që ka nisur përgatitjet për dy miqësoret me Zvicrën, ndeshje që do të luhet në Tiranë në datat 14 dhe 15 shtator, në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova”.

Trajneri i ekipit kuqezi, Erind Resuli ka ftuar për këtë dy ndeshje 14 lojtarë, ndërkohë që bie në sy se të shumë prej tyre janë debutues. Stafi teknik ka menduar t’i shfrytëzojë miqësoret për të provuar sa më shumë lojtarë të rinj, të cilët mund të jenë të vlefshëm për Kombëtaren në kuadër të rinovimit gradual të skuadrës.

Kombëtarja ka nisur tashmë grumbullimin dhe po stërvitet në sallën ku do të zhvillohet dhe ndeshja, ndërsa grupi i lojtarëve në dispozicion është i plotë dhe nuk ka probleme fizike. Sakaq, dhe kombëtarja e Zvricrës ka mbërritur sot në tokën shqiptare dhe do të zhvillojë një seancë stërvitore të fundit në prag të ndeshjes në Tiranë.

Të dyja miqësoret do të nisin në orën 20:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejtë në kanalet e Supersport në platformën Digitalb. Ky do të jetë grumbullimi i dytë i Kombëtares së Futsallit për këtë vit pas dy miqësoreve të zhvilluar në muajin qershor ndaj Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat