Pioli: Nuk më intereson që Inter na ka mundur në derbit e fundit

Futboll

Pioli: Nuk më intereson që Inter na ka mundur në derbit e fundit

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 14:50
Pioli

Pas tri fitoreve në tre ndeshjet e para të kampionatit, tashmë është koha e derbit të Milanos. Kuqezinjtë do të përballen me Interin në ndeshjen e madhe të javës së katërt ditën e shtunë në orën 18:00, stadiumi “Giusseppe Meazza” të zikaltërve.

Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp në prag të derbit, ku ka theksuar se nuk do të kenë frikë nga Iner.

Si janë lojtarët mentalisht?

“Ne jemi duke menduar vetëm për derbin e nesërm. Jemi në fillim të kampionatit dhe kemi bërë mirë deri më tani, kështu duhet të bëjmë edhe ndaj Interit.”

Cili është niveli emocional?

Nuk jam kurioz të shoh se si do ta përballojmë derbin. Kam qenë kurioz para Bologna, tani nuk jam. Tani jam i bindur se si duam ta përballojmë sfidën dhe si jemi përgatitur për të. Të shohim se si do të shkojë, pasi as ne dhe as kundërshtari nuk e di këtë gjë.”

A është mbyllur hendeku me Interin?

“Nuk më interesojnë derbit e fundit, por më intereson vetëm e nesërmja. E vetmja gjë që ka rëndësi është vendosja e zgjidhjeve për të luajtur lojën tonë.”

Me kombëtaret, lojtarët e Interit kanë shënuar shumë

“Shpresojmë që lojtarët tanë t’i kenë ruajtur golat për nesër.

Duhet të jemi gjithmonë të shqetësuar. Interi luajti në të njëjtin nivel me City, por ne do të përpiqemi të bëjmë më mirë se ata.”

A është dikush në skuadër që mund t’i bëjë dëm Interit?

“Ne bëmë një merkato të mirë për t’u përpjekur të dëmtojmë Interin dhe të gjitha skuadrat e tjera. Do të përpiqemi të jemi më të mirët e mundshëm”, është shprehur ndër të tjera Pioli, trajneri i Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat