Ten Hag: Nuk jemi në krizë

Futboll

Ten Hag: Nuk jemi në krizë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 11:15
Pamje nga ndeshja

Manchester United pësoi disfatë e tretë në këto pesë javë të parë të Premier League.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën në Old Trafford nga Brighton me shifrat 1-3.

Megjithatë, pavarësisht se sezoni ka nisur me “këmbën e gabuar” dhe skuadra po humbet që në start terren me ekipet e para të rënditjes, sërish trajneri Erik ten Hag refuzon ta quajë skuadrën në krizë.

Pas sfidës me Brighton, tekniku holandez u shpreh se tashmë është momenti që lojtarët e tij të reagojnë dhe të tregojnë nëse kanë karakterin e duhur apo jo.

“Jo, nuk jemi në krizë, por sigurisht jemi shumë të zhgënjyer. Lojtarët e United duhet të jenë shumë kërkues sepse ky klub është mësuar të fitojë.

Sigurisht që ky start i dobët më shqetëson, por futbolli është i lidhur ngushtë me karakterin dhe lojtarët duhet ta tregojnë atë në këtë moment.

Është koha të qëndrojmë të bashkuar dhe të shohim se cili lojtarë do të ngrihet mbi të tjerët për të marrë rolin e liderit. Na duhet karakter, besim dhe shumë vendosmëri”, u shpreh Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat