Marquinhos: Kemi grup të vështirë në Champions League, me klube që kanë bërë histori

Futboll

Marquinhos: Kemi grup të vështirë në Champions League, me klube që kanë bërë histori

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 18:53
Marquinhos

PSG po përgatitet për debutimin kundër Dortmund në Champions League, një grup që gjithashtu ka edhe Milanin me Newcastle. Në konferencën për shtyp, Marquinhos foli për kundërshtarët.

“Mendoj se është një grup i vështirë, me skuadra që kanë historinë e tyre. Edhe pse Dortmund është në vështirësi, mendoj se ata janë tepër të rrezikshëm.

Çdo gjë mund të ndodhë gjatë një ndeshjeje, çdo ndeshje ka historinë e vet. Na takon neve të mos mendojmë për formën e kundërshtarit, por ta përgatisim mirë ndeshjen dhe të dimë pikat për t’i shfrytëzuar.

Nuk kemi presion për Champions League. Ne punojmë fortë sepse jemi ndër kandidatët për ta fituar. Klubi ka dëshirë të madhe për të fituar çdo ndeshje. Është një turne shumë i vështirë për t’u luajtur e konkurruar, por ne do të jemi gati”, është shprehur mbrojtësi brazilian i PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat