Di Canio “godet nën brez” Lukakun

Futboll

Di Canio “godet nën brez” Lukakun

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 12:20
Di Canio

Tifozët e Interit tashmë janë të çmendur pas tij. I marrë nga duart e Milanit në merkato, Marcus Thuram ishte një nga protagonistët e mëdhenj të derbit të fundit të Madoninës. Sulmuesi francez, djali i ish-mbrojtësit Lilian, e çmendi mbrojtjen kuqezi, duke neutralizuar Thiaw dhe fituar pothuajse të gjitha duelet fizike.

Më pas, perla e tij për epërsinë momentale 2-0, një “rrufe verbuese” me këmbën e djathtë që rrëshqiti nën këndin e sipërm të portës kundërshtare dhe nuk i la Maignan shpëtim. Paolo Di Canio, duke folur gjatë “Sky Calcio Club”, është ndalur te Thuram, duke e krahasuar atë me Lukakun dhe Dzekon.

Teksa nënvizoi cilësitë evidente të sulmuesit të ri të Interit, Di Canio kujtoi se si ai nuk konsiderohej top-lojtar në Bundesligë: “Thuram është i shpejtë, gjuan djathtas e majtas, bën pasime efektive. Nuk ka imagjinatën e Dzeko, por në kampionatin tonë bën diferencën. Në Bundesligë përfundoi i gjashti, si shumë që Milani mori nga Premier League”.

Edhe këtë herë, Di Canio ka dashur të thotë fjalën e tij për Romelu Lukakun, duke vazhduar një betejë të vjetër kundër sulmuesit aktual të Romës: “Lukaku është qendërsulmues i viteve 80-të, i predispozuar për të luajtur vetëm nga prapa”.

Marcus Thuram luajti në Bundesligë për katër sezone me Borussia Moenchengladbach, një klub që u largua këtë verë si transferim i lirë, duke zgjedhur Interin. 

Shifrat e tij në Gjermani ishin të mira, megjithëse sigurisht jo si të një “9” tipik, siç tregohet nga 34 golat në total të shënuar në Bundesligë, me një maksimum prej 13 golash të shënuar më 2022-2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat