Moratti: Ky Inter, më i fortë se i sezonit të kaluar

Futboll

Moratti: Ky Inter, më i fortë se i sezonit të kaluar

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 23:37
Moratti

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shprehur se “zikaltrit” janë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me sezonin e kaluar për shkak të merkatos së zgjuar. Italiani ka folur për “Radio24”, duke vlerësuar së tepërmi Lautaro Martinezin:

Ky Inter  është pa dyshim më i fortë se ai i sezonit të kaluar, sidomos mendërisht. blerjet e reja, duke nisur nga Thuram e Frattesi e deri tek Carlos Augusto e kanë dhënë efektin e tyre. Lautaro? Është duke u rritur shumë, po fiton eksperiencë, të shtunën bëri një performancë të mirë.

Po shënon shumë dhe është altruist, do të mbahet mend si një sulmues i madh i këtij klubi”.

Interi do të debutojë në edicionin e ri të Champions League këtë të  mërkurë, në transfertë, përballë Real Sociedadit, “Zikaltrit” ndodhen në Grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Salsburgu dhe Benfica. Të besuarit e Simone Inzaghit do të kërkojnë ta nisin më këmbën e mbarë kompeticionin, pas fitores spektakolare në derbin e Milanos kundër Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat