Ja të gjithë portierët golashënues në Champions

Futboll

Ja të gjithë portierët golashënues në Champions

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 12:30
Pamje nga ndeshja Lazio - Alletico

“Futbolli është i shpejtë dhe i papritur në gjërat e mira dhe të këqija.

Po e shijoj fort golin që realizova mbrëmë, por nuk fituam dhe duhet ta bëjmë këtë të shtunën në Serie A.

Për shaka mund të them që kam studiuar Immobile. Luis Alberto zakonisht kroson të shtylla e dytë, ishte e vetmja zonë bosh dhe shkova atje.

A është më i mirë ky gol apo ai i shënuar ndaj Ascolit, kur luaja për Juve Stabia? Të dy kanë një kuptim të madh për mua, ishin dy situata të ndryshme”. Ky është komenti i menjëhershëm i Provedel, portierit të Lazios që shënoi golin e barazimit ndaj Atletico Madridit në limitin e kohës shtesë.

Një gol që në Champions League e futi atë në “klubin” e përzgjedhur të portierëve golashënues në Evropë. Më poshtë njihuni me “gardianët” që ia kanë dalë të realizojnë gol në kompeticionin elitar europian për klubet:

Hans-Joerg Butt shënoi tre gola në Champions League, të gjithë nga penalltitë dhe të gjithë kundër Juves. Në foto është goli i dhjetorit 2009 me fanellën e Bayern Munich.

Ivan Provedel është portieri i dytë në historinë e Champions League që shënon nga loja e hapur (jo penalltia). Ky ishte goli “in extremis” kundër Atletico Madridit.

Sinan Bolat (Standard Liège) shënoi golin e parë nga loja e hapur për një portier në Champions League, në dhjetor 2009. Goli erdhi falë goditjes me kokë kundër Az Alkmaar.

Vincent Enyeama shënoi gol me penallti për Hapoel Tel Aviv kundër Lyon-it në shtator 2010.

Nuk ishte Liga e Kampionëve, por asokohe quhej Kupa UEFA. Ishte sezoni 2006-2007, një tjetër portier italian shënoi gol. Fjala është për Marco Amelia në ndeshjen Partizan Beograd-Livorno, falë goditjes me kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat