Rumania pëson edhe një goditje nga UEFA, pas skandalit me Kosovën

Futboll

Rumania pëson edhe një goditje nga UEFA, pas skandalit me Kosovën

Nga: K. Goca Më: 22 shtator 2023 Në ora: 13:15
Pankarta e turpit

Rumania pëson edhe një goditje pas skandalit me Kosovën, ku tifozët e saj paturpësisht shfaqën pankartën “Kosova është Serbi”. 

“UEFA nuk na fal dhe Rumania merr një dënim të ri të ashpër për veprimet e huliganëve! 

Vendimi erdhi në Federatën e Futbollit të Rumanisë. 

Kombëtarja e të rinjve të Rumanisë u ndëshkua edhe nga UEFA, për ndeshjen me Armeninë, kapaciteti i arenës në Giulesti do të reduktohet me 50 për qind ë kapacitetit të saj.

Pas sjelljes së tifozëve në ndeshjen me Ukrainën U21, rumunët me Armeninë do të luajnë në kushte të veçanta. 

Përveç kësaj, FRF do të paguajë një gjobë prej 21,000 euro”, shkruan mediumi rumun “Prosport”. 

Rumania U21 është në grup me Shqipërinë, Zvicrën, Malin e Zi, Finlandën dhe Armeninë.

“Pas raportit të hartuar nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s për ndeshjen Rumani U21 – U21 U21, nga EURO 2023, Federata Rumune e Futbollit u sanksionua me 21 mijë euro për paraqitje në tribuna të mesazheve provokuese politike dhe ofenduese.

Thirrjet raciste nga tifozët dhe përdorimi i mjeteve piroteknike.

Po ashtu, në ndeshjen e parë në shtëpi, kapaciteti i stadiumit do të zvogëlohet për 50 qind”, thuhet në faqen e FRF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat