Calhanoglu paralajmëron Montellas

Futboll

Calhanoglu paralajmëron Montellas

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 13:36
Calhanoglu

Ajo që mungonte ishte statusi zyrtar, por edhe ky hap u hedh përfundimisht. Vincenzo Montella është trajneri i ri i Turqisë. Kapiteni Hakan Calhanoglu ka lëshuar një deklaratë për “TRT Spor”, gjatë së cilës ka përshëndetur edhe ish-trajnerin Kuntz:

“Nuk është e vërtetë që lojtarët e kombëtares thanë se duan trajner turk. Do të punojmë me këdo që të vijë. Drejtuesit e Federatës, duke qenë se jam kapiteni, e morën parasysh mendimin tim për trajnerin e ri.

Trajneri që vjen do të duhet të dijë se si luan Turqia, ne duhet të kemi një sistem loje të mirëpërcaktuar.

Për shembull, roli im tani është ndryshe. Më saktësisht, në klubin tim kam luajtur si numri 6 (regjisor i lojës) prej dy sezonesh tani.

Kuntz? Nuk kisha probleme me të, ishte një person shumë pozitiv dhe miqësor, por ishte trajneri për të rinjtë. Ai mund të ketë një marrëdhënie më të mirë me lojtarët e rinj, por disa sjellje mund të mos pranohen nga lojtarët e tjerë”.

Emre Mor u përjashtua nga kombëtarja për shkakun tim? Nuk kam lidhje me përjashtimin e tij apo me përjashtimet e të tjerëve. Nuk kam lidhje me këtë, ka një klimë të mirë në kombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat