Buffon ndjek kurs për drejtor sportiv

Futboll

Buffon ndjek kurs për drejtor sportiv

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 20:40
Buffon

Pasi që mori rol drejtues në Kombëtaren e Italisë, Gianluigi Buffon ka vendosur që të hyjë në një kurs për drejtor sportiv në Coverciano

Kursi i ri pritet të fillojë më 25 shtator dhe do të zgjasë deri më 8 nëntor, me aspiratën e tij për t’u bërë drejtor sportiv pas 144 orëve mësim – 120 orë aktive vetëm personalisht në Qendrën Stërvitore Teknike të FIGC dhe 24 orë të tjera mësim në distancë.

Pjesë të kursit janë të njëjta për të gjithë studentët dhe pjesa tjetër është e ndarë bazuar në specializimin që zgjidhet nga studenti – ‘tekniko-sportiv” dhe “organizativ-sportiv”. I pari është i fokusuar në fushë kurse i dyti në punën në prapaskenë.

Kursi përfundon me një test të shkruar dhe një tezë finale, ku më i miri merr bursë që mbulon shpenzimet e pjesëmarrjes në kurs.

FIGC ka konfirmuar listën e përcjellësve për kursin e ri të drejtorit sportiv, në të cilën është edhe Buffon por edhe ish mesfushori Simone Missiroli dhe menaxheri i Nice, Simone Ricchio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat