Lajm i keq për Milanin

Futboll

Lajm i keq për Milanin

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 11:55
Milani

Pas humbjes së thellë në derbin kundër Interit, Milani sot luan ndeshjen e radhës në Serie A, ku kërkon ti kthehet fitoreve.

Kuqezinjtë do të jenë nikorire të Veronas, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë, e cila zhvillohet në ”San Siro”, më fillim nga ora 15:00.

Por trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka marr një lajm të keq pak orë para fillimit të ndeshjes.

Mbrojtësi i majtë, Theo Hernandez nuk është stërvitur me ekipin të premten për shkak dëmtimi dhe me shumë gjasa do ta ndjekë nga tribuna ndeshjen ndaj Veronës.

Tekniku italian pritet të ndryshoj edhe formacionin për shkak të mungesës së Theos, ku pritet të startoj me skemën 3-4-3.

Në stervitjen e fundit, Pioli provoi Thiaw e Tomori në krah të Kjaer, teksa në mesfushë, në të majtë u provua Florenzi e në të djathtë Musah, me Reijnders e Krunic në qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat