Roma merr përgjigjet e analizave

Futboll

Roma merr përgjigjet e analizave

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 15:18
Renato Sanchez

Renato Sanchez vijon të vuajë problemet fizike edhe në Itali te Roma ashtu siç ndodhte edhe në Gjermani me Bayern Munich apo në Francë me Paris Saint-Germain.

Mesfushori ndjeu një shqetësim muskulor në sfidën e fundit të Romës ndaj Sheriff Tiraspol dhe trajneri Jose Mourinho u detyrua ta zëvendësonte në pjesën e parë.

Pas analizave të kryera, rezulton se portugezi vuan një problem muskulor në kofshën e djathtë ndërsa tashmë i duhet të pushojë për të paktën dy javë duke humbur kështu me siguri ndeshjet me Torinon dhe Genoan.

Sanchez do të tentojë të rikthehet në dispozicion të Romës për para pauzës së kombëtareve me verdhekuqtë që kanë në axhendë ndeshjet me Frosinonen, Servetten në Europa League dhe Cagliarin në kampionat. Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt dhe fiziku i Renato Sanchez vijon të mbetet një enigmë e madhe ashtu siç e cilësoi para disa ditëve edhe vetë Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat