Manchester City i fortë edhe me një lojtar më pak ndaj Nottingham-it

Futboll

Manchester City i fortë edhe me një lojtar më pak ndaj Nottingham-it

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2023 Në ora: 17:58
Manchester City

Manchester City ka vazhduar serinë e fitoreve, gjashtë ndeshje po aq fitore në Premier League në futboll.

Mancehter Ciyt ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Nottingham-it. 

Edhe pse City plot 45 minuta me një lojtar më pak, u tregua i fortë për rivalin.

Mesfushori i Cityt, Rodri, në minutën e 46-të, përdori edhe duart teksa kundërshtari u rrëzua në tokë. Arbitri, por edhe sistemi Var nuk e falën spanjollin që u ndëshkua me karton të kuq duke lënë të tijtë në inferioritet numerik.

Foden në minutën e 7-të dhe Haaalnd në atë të 14-tën, shënuan për fitoren e kampionit.

City kryeson me 18 pikë apo me goldallim 16:3 dhe Nottingham është në vend të dhjetë me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat