Milani është vetëm Leao

Futboll

Milani është vetëm Leao

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 12:14
Leao

Goli Rafael Leaos mjaftoi për t’i dhuruar Milanit tri pikët kundër Hellas Verona. Kuqezinjtë u rikthyen te fitorja pas humbjes në derbin me Interin dhe barazimit ndaj Newcastle në Champions League.

Arrigo Sacchi, ish-trajneri legjendar i Milanit, analizoi situatën e skuadrës së Stefano Piolit në një prononcim për GDS, ku ndër të tjera tha:

“Leao shënoi një gol të bukur, por sot Milani ekziston mbi të gjitha prej portugezit.

Dhe ky është një limit i kuqezinjve…

Si janë lojtarët e Milanit? A janë ato funksionale për projektin e trajnerit?

Shpresoj që po, shpresoj shumë që Pioli i ka zgjedhur sipas karakteristikave teknike dhe njerëzore.

Por ka një problem. Skuadra e Piolit nuk është ende një kolektiv”, deklaroi Sacchi në lidhje me 19 herë kampionët e Italisë.

Që këtë sezon synojnë fitimin e titullit, që do të sillte edhe yllin e dytë në fanellë. Milani numëron 12 pikë pas 5 ndeshjeve të para në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat