Nagelsmman te Gjermania lumturon Mullerin

Futboll

Nagelsmman te Gjermania lumturon Mullerin

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 12:20
Muller

Pas shkarkimit të Hansi Flick, Gjermania ka zgjedhur Julian Nagelsmann për rolin e trajnerit të kombëtares.

Kështu, ish-trajneri i Bayern Munich do të ribashkohet me shumë nga ish-lojtarët e tij, përfshirë Thomas Muller, i cili tha se ishte entuziast për zgjedhjen e bërë nga federata:

“Julian ka energjinë dhe gëzimin që mund ta përmbushë këtë rol në maksimum”, tha ai.

“Do të jetë pozitive për ne, ai ka shumë projekte në sirtarin e tij, do të gjejë të duhurat për këtë ekip.

“Dhe për mua asgjë nuk ka ndryshuar, jam në dispozicion për kombëtaren”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat