Limani: Me sistemin e ri ishim më sulmues, fanella e tretë shumë e bukur

Futboll

Limani: Me sistemin e ri ishim më sulmues, fanella e tretë shumë e bukur

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 23:19
Ardian Limani

Mbrojtësi 29 vjeçar i Shkëndijes së Tetovës, Ardian Limani, ëshrë krenar me fitoren 1:0 ndaj Makedonija Gj.P. 

Limani kishte paraqitjen bindshëm më të mirë prej kur ka veshur fanellën e Shkëndijës. 

Duket se ndërrimi i sistemit nga 4-2-3-1 në 3-4-2-1 me tre mbrojtës qendre i ka bërë mirë Limanit, i cili kthehet në pozitën e tij natyrale pasi deri tani luante si mbrojtës i djathtë. 

Limani ishte ndër më të mirët në fushë, shumë i saktë në çdo ndërhyrje derisa edhe në daljet para jepte siguri për ekipin.

Shkëndija fitoi tre pikë me golin e Çinarit në minutën e 59-të dhe me 16-të pikë udhëheq renditjen pas 8 xhirove në elitën e futbollit maqedonas.

“Pavarësisht se sot kemi luajtur me një sistem të ri të vendosjes, mendoj se kemi bërë paraqitjen më të mirë në këtë kampionat, sepse kemi pasur shumë forca shtesë përpara dhe kemi krijuar disa raste me aksione të bukura dhe gjithashtu e kemi neutralizuar kundërshtarin me vetëm dy goditje drejt portës tonë edhe atë në fund nga ndërprerja.

Ndërsa në rastet tjera mendoj se kemi qenë shumë të sigurtë dhe duhet të vazhdojmë me kështu paraqitje”, thoë Limani.

Super paraqitje individuale, ndikoi ndryshimi i vendosjes taktike?

“Po sistemi normal se më përshtatet sepse dy vitet e fundit te Drita kam luajtur si qendërmbrojtës dhe është një sistem që më përshtatet shumë pasi jemi me tre lojtarë në vijën e fundit dhe në rastet kur mund të dal para kemi forcat e duhura në mbrojtje dhe jemi të sigurtë.

Kështu që mendoj se më përshtatet mua, por më me rëndësi është që ekipi të shkojë përpara në kampionat dhe në ndeshjet tjera pres të kem paraqitje edhe më të mira”, tha Limani, 

Më tej flet edhe për fanellën e tretë: “Fanellë e bukur patjetër. Edhe ne jemi befasuar kur mësuam se do të luajmë me këto fanella. Mirëpo është një fanellë shumë e bukur edhe pse normal dihet se Shkëndija është kuqezi, por pse jo, ja vlen ndonjëherë të luajmë më këto”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat