Manchester United i pakënaqur nga Onana, “djajtë” shikojnë për Oblak

Futboll

Manchester United i pakënaqur nga Onana, “djajtë” shikojnë për Oblak

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 15:07
Jan Oblak

Jan Oblak mund të largohet nga Atletico Madrid.

Sipas asaj që raporton “TodoFichajes”, United, i pakënaqur me paraqitjet e Andre Onana, i cili ka nisur të jetë në diskutim, është interesuar për sllovenin dhe klauzola e përfshirë në kontratën e tij të re me spanjollët mund t’i hapë rrugën e transferimit të tij në Premier League, me “Djajtë e Kuq” që po përpiqen ta blejnë prej vitesh.

Oblak duket se ka dhënë miratimin e tij që Manchester United të fillojë negociatat në përpjekje për ta rrëmbyer atë nga Atletico Madrid.

Vlera e tij aktualisht është 35 milionë euro, por klubi nuk mendon ta lejë në më pak se 50 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat