​Presidenti i La Ligas zbulon të ardhmen e Mbappes

Futboll

​Presidenti i La Ligas zbulon të ardhmen e Mbappes

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 08:45
Mbappe

Javier Tebas, presidenti i La Ligas, gjatë një interviste për “Movistar” foli gjithashtu edhe për Kylian Mbappé, një objektiv prej kohësh i Real Madridit.

Ai është shprehur i bindur në masë të madhe se ylli i Paris-Saint-Germain shumë shpejtë do të luajnë në La Liga, por duke mos e cekur skuadrën konkrete.

"Unë nuk jam njëqind për qind i bindur, por është fati i tij dhe jam i sigurt për këtë. 70-80% Kylian Mbappé do të luajë në Spanjë vitin e ardhshëm.", ka thënë Tebas.

Mbappe po heziton të rinovojë kontratën me PSG-në, duke rrezikuar madje që edhë të qëndrojë në stol gjatë gjithë sezonit, por në fund gjeti rrugën e pajtimit me presidentin Al Khelaifi dhe po e ndihmon skuadrën në ndeshjet e këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat