Vëllazërimi e nis fuqishëm në sezonin e ri

Futboll

Vëllazërimi e nis fuqishëm në sezonin e ri

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:16
Vëllazërimi

Vëllazërimi i Kërçovës e nisi me fitore bindëse sezonin e ri në Ligën e Tretë – Perëndim, duke mposhtur Reçicën me rezultat 6:0.

Dy gola i shënoi Hismani, kurse nga një gol Aliu, Imeri, Zendeli dhe Vrencoski.

Edhe në sezonin e ri Vëllazërimi 1977 është favorit kryesor për të fituar vendin e parë në këtë rang garash dhe të luaj në barazh për në Ligën e dytë.

Kamjani e mposhti Napredokun nga Kërçova me rezultat 5:1.

Baftiari dhe Elmazi shënuan nga një, dhe Berzati shënoi het-trick për vendasit, Daniloski ishte i vetmi shënues për mysafirët.

Drita dhe Zajazi barazuan pa gola (0:0) në Bogovinë.

Luboteni fitoi 2:1 ndaj Xhepcishtit me dy golat e Xhaferit. Golashënues për mysafirët ishte Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat