Van Basten: Boll më, të ndalet futbolli në Holandë

Futboll

Van Basten: Boll më, të ndalet futbolli në Holandë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:26
Van Basten

Ajax-Feyenoord nuk u mbyll si ndeshje. Skuadra nga Roterdami dominoi klasiken e futbollit holandez, duke kryesuar 0:3 përballë “Hakëtarëve” deri në minutën e 56’.

Moment kur sfida u ndërpre për të mos nisur më. Tifozët e Ajaxit, të zhgënjyer dhe zemëruar nga turpërimi në Klassieker, nisën të shkaktonin trazira në stadium

Hedhja e mjeteve piroteknike në fushë, shoqëruar me përplasjen e tifozëve, detyroi arbitrin kryesor që të pezullonte përfundimisht takimin e zjarrtë të Eredivisie.

Pas daljes nga stadiumi, tifozët vazhduan vandalizmin në Amsterdam, duke shkatërruar gjithçka.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ashpër Marco Van Basten, legjenda e Milanit dhe futbollit holandez, i cili foli për Ziggo Sport.

“Futbolli në Holandë duhet të ndalet. Është e nevojshme ta marrim këtë masë, duhet ta bëjmë.

Mjaft me futbollin profesionist në Holandë, nuk mund të shohësh gjëra të tilla”, deklaroi një ndër sulmuesit më të mirë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat