E keqja s’ka fund! Sampaoli humbet Kupën e Brazilit

Futboll

E keqja s’ka fund! Sampaoli humbet Kupën e Brazilit

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:31
Sampaoli

Jorge Sampaoli po përjeton një krizë të pafundme. Humbja e Flamengos ndaj Sao Paulos në finalen e Kupës së Brazilit, e përkeqësoi edhe më shumë situatën.

Trajneri i njohur argjentinas u largua aq i zemëruar pas barazimit 1-1 të Morumbit, ata sapo kishin humbur 0-1 në Maracaná, saqë ai nuk mori as medaljen e nënkampionit. 

Trajneri i ‘verdhezinjve’ shkoi direkt në dhomat e zhveshjes. “U përpoqa të kthehesha, por tashmë ishte mbyllur, nuk munda”,- u justifikua ai.

Pas kësaj ndeshjeje, Flamengo shkon në katër ndeshje pa fituar: dy barazime dhe dy humbje. Në ligë ai renditet i shtati, 11 pikë prapa kryesuesit… por ‘Sampa’ nuk po mendon të largohet: “Nuk po e mendoj (dorëheqjen). Këtë vlerësim duhet ta bëjë presidenti i klubit.”

Në të kundërtën, ish-trajneri i Sevillas theksoi punën e tij që kur mbërriti te Flamengo në prill: “Ka qenë e vështirë. Sigurisht që nuk doli ashtu siç doja, por në këta pesë muaj i kushtova 24 orë në ditë ndryshimit të këtij realiteti. Për mua, Flamengo e humbi “Copa do Brasil” padrejtësisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat