​Leao: Interi është superior ndaj Milanit

Futboll

​Leao: Interi është superior ndaj Milanit

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 12:25
Rafael Leao

Superylli i Milanit, Rafael Leao, pranon se për momentin, Interi është padyshim skuadra superiore ndaj Milanit të tij.

Duke folur për “GQ Portugal”, 24-vjeçari u tregua sinqertë për ndarjen që ekziston aktualisht mes dy rivalëve të derbit pas mposhtjes 5-1 në takimin e tyre të fundit.

Katër ndeshjet e mëparshme derbi kishin përfunduar të gjitha me fitore të Interit. Por forma e Milanit në fillim të këtij sezoni ishte po aq e mirë sa e rivalëve të tyre të qytetit dhe ata shpresonin që më në fund të merrnin një fitore në derbi.

"Liga e Kampionëve është ëndrra e çdo lojtari. Vitin e kaluar ne u afruam, edhe nëse Interi ishte qartësisht superior, sepse ata janë një ekip shumë i kompletuar si në fushë ashtu edhe në pankinë.", tha Leao.

Sezonin e kaluar, Interi arriti në finalen e kompeticionit më të mirë të klubeve evropiane përpara rivalëve të tyre të qytetit.

Megjithatë, “Nerazzurrët” u mposhtën 1-0 në finale nga Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat