U ndërpre pas 56 minutash, klasikja Ajax-Feyenoord do të luhet nesër pa tifozë

Futboll

U ndërpre pas 56 minutash, klasikja Ajax-Feyenoord do të luhet nesër pa tifozë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 12:33
Pamje nga ndeshja

Të dielën Klasikja e futbollit holandez mes Ajax-it dhe Feyenoord-it, u ndërpre në minutën e 56-të, kur rezultati ishte 0-3 për skuadrën nga Rotterdami, pasi tifozët vendas shpesh herë hidhnin sende në fushë.

Nga federata u vendos që ndeshja të luhej të mërkurën në orën 14:00 pa tifozë.

Një endim që fillimisht nuk i pëlqeu Ajax-it, por që më pas u detyrua që ta pranonte për të shmangur dhe ndonjë dënim më të rëndë.

Ajax këtë sezon e ka nisur shumë keq kampionatin pasi ndodhet në vendin e 14-t me vetëm 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat