Neymar kundër

Futboll

Neymar kundër

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 12:56
Neymar

Katër ndeshje dhe vetëm një fitore. Neymar dhe Al Hilal ende nuk shkëlqejnë. Braziliani po lodhet për të lënë shenjën e tij në aventurën e re në Arabinë Saudite.

Transferimi i tij është arritja e një kontrate dyvjeçare, një marrëveshje shumë e pasur që në fakt është e lidhur me një nyje shumë të rëndësishme, që O’Nei të mund të sjellë trofetë në shtëpinë e Al Hilal.

Asnjë sukses, asnjë gol për të jashtëzakonshmin ish-futbollistin e Paris Sen Zhermen dhe të Barcelonës.

Tani Nejmar ka përfunduar në mesin e polemikave që tregojnë se raportet e tij me trajneri Horge Jezus janë shumë të rënda. Trajneri portugez dhe talenti brazilian nuk takohen me njëri-tjetrin e nuk shkojnë mirë, sikurse tregojnë në shumicë mediet ndërkombëtare.

Dhe më tej akoma, disa kanë lëshuar një akuzë që Neymar është duke bërë gjithçka për të shkarkuar trajnerin Jezus, që në fakt është “misioni” i tij arab.

E në të tilla kushte Nejmar ka ndjerë nevojë për të shuar polemikat me një mesazh të publikuar në Instagram: “Gënjeshtra.

Do të duhet të gjithë të mos u besojnë këtyre gjërave, këtyre faqeve, që kanë miliona mbështetës: ju nuk mund të vazhdoni duke publikuar lajme false. Në respekt të kësaj bote, ju kërkoj të heshtni. Më duket e gjitha mungesë respekti nga ana juaj”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat