Në mesin e terroristëve serbë të vrarë në Kosovë është edhe një tifoz i Cërvena Zvezdës

Futboll

Në mesin e terroristëve serbë të vrarë në Kosovë është edhe një tifoz i Cërvena Zvezdës

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 13:00
Tifozët famëkeq Delja

Në mesin e terroristëve serbë të vrarë së fundmi në Kosovë është edhe një tifoz i Crvena Zvezdës.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat boshnjake, të cilat e zbuluan edhe identitetin e tifozit në fjalë.

Madje, sipas mediumit “Klix.ba”, mund të ndodhë që derbi i Beogradit mes Cërvena Zvezdës dhe Partizanit, i paraparë të luhet nesër mbrëma, mund të shtyhet pikërisht për këtë arsye.

Tifozi terrorist i vrarë është Stefan Nedeljkoviq, ndërsa tifozët “Delije” po e vajtojnë humbjen e shokut të tyre, i cili mbeti i vrarë pasi paraprakisht ky grup terrorist e vrau heroin e ri të Kosovës, policin e ndjerë, Afrim Bunjaku..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat