Osimheni i kërkon falje Garsias

Futboll

Osimheni i kërkon falje Garsias

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 14:09
Osimheni

Kampionët në fuqi të Italisë nuk po kalojnë ditë të qeta. Përveç rezultateve, të cilat janë shumë larg atyre të një sezoni më parë, me vetëm 8 pikë në pesë ndeshje dhe pozicionimin në vendin e shtatë të tabelës, marrëdhënia mes trajnerit Rudi Garsia dhe njërit prej liderëve të skuadrës, Viktor Osimhen, është ende e tensionuar.

Në Bolonja, ku “axurrët” u ndalën në barazim pa gola dhe nigeriani humbi një penallti, trajneri e zëvendësoi pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt sulmuesin, i cili protestoi në daljen nga fusha.

Jo vetëm Garsia (“Nuk është mirë të ndodhin këto, fola me të në dhomat e zhveshjes”), por edhe kapiteni Di Lorenco e cilësoi si “qëndrim të kotë” atë të Osimhenit, që me sa duket ka bërë autokritikë. 

asi kërkoi falje në dhomat e zhveshjes, 24-vjeçari reagoi edhe dje në “Castel Volturno”, pas një nate reflektimi dhe analize, duke u kërkuar falje trajnerit dhe shokëve për reagimin. Për pasojë klubi nuk do të marrë asnjë masë dhe nuk do t’i vendosë gjobë Osimhenit, me çështjen mes palëve që të paktën formalisht është mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat