​Përfaqësuesit e klubeve të pakënaqur me vërtetimet e sponsorizimit

Futboll

​Përfaqësuesit e klubeve të pakënaqur me vërtetimet e sponsorizimit

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:15
​Përfaqësuesit e klubeve

Komisioni ministror po paraqet pengesa sa i përket vërtetimeve të sponsorizimit, sipas veteranëve të futbollit dhe përfaqësuesve të klubeve kosovare.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi priti sot në seli përfaqësues te klubeve dhe veteranë të futbollit.

Me këtë rast veteranët e futbollit dhe përfaqësuesit e klubeve bënë pyetje të shumta, derisa ndër pyetjet kryesore ishin pengesat e Komisionit ministror për vërtetimet e sponsorizimit.

Përkundër licencimit të klubeve të tyre, përfaqësuesit paraqitën vërejtje të shumta që po u bëhen klubeve të tyre për vërtetimin e sponsorizimit.

“Presidenti Ademi tha se shqetësimet e klubeve janë edhe brengë e FFK-së, ku padrejtësisht dhe qëllimisht po bëhen pengesa të vërtetimit të sponsorizimit. Ai bëri me dije se këtë çështje e ka ngritur deri në zyrën e ministrit dhe sigurisht që shumë shpejt do të zhbllokohet kjo çështje nga njerëz që mundohen t’i japin rëndësi vetes, duke keqpërdorur pozitat shtetërore.

Sipas kreut të FFK-së është e drejtë e sponsorëve që të mbështesin këdo që dëshirojnë dhe këtë nuk mund t’ua ndalojë askush. Ai ka konfirmuar edhe një herë se FFK do t’u qëndrojë afër dhe do t’i ndihmojë klubet me të gjitha mundësitë e saj financiare në mënyrë që garat të zhvillohen në mënyrë të rregullt”, shkruante në komunikatën e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat