​United e fillon me fitore aventurën në Carabao Cup

Futboll

​United e fillon me fitore aventurën në Carabao Cup

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 08:41
​United e fillon me fitore aventurën në Carabao Cup

Manchester United e nisi mbrëmë aventurën me fitore në Carabao Cup.

“Djajtë e Kuq” ishin kualifikuar direkt në raundin e 1/16-ës së kësaj gare, ku përballja e parë e tyre në këtë garë ishte kundër Crystal Palace.

United e mposhti mbrëmë 3:0 Crystal Palace, me ndihmën e golave të Alejandro Garnachos (minuta e 21’), Casemiros (minuta e 27’) dhe Martial (minuta e 55’).

Kjo ishte fitorja e dytë me radhë e United, pas tri humbjeve radhazi nga Bayern Munichu, Brightoni dhe Arsenali.

Po ashtu, krahas kësaj ndeshje u zhvilluan edhe gjashtë ndeshje të tjera në kuadër të FA Cup dhe rezultatet i gjeni më poshtë.

Bradford City 0:2 Middlesbrough

Exter 1:0 Luton

Ipswich 3:2 Wolverhampton

Mansfield 3:2 Peterborough

Port Vale 2:1 Sutton

Salford 0:4 Burnley

Manchester United 3:0 Crystal Palace

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat