Muriqi flet pas barazimit me Barcelonën

Futboll

Muriqi flet pas barazimit me Barcelonën

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 13:06
Muriqi

Sulmuesi Vedat Muri shkëlqyer mbrëmë në barazimin e Mallorcas në duel me Barcelonën.

Mallorca dhe Barcelona luajtën baras 2-2, në kuadër të La Ligës.

Ylli i Kombëtares së Kosovës në këtë ndeshje dramatike shënoi një gol dhe asistoi në golin e dytë, derisa në fund të ndeshjes, ai u zgjodh lojtari më i mirë i duelit Mallorca-Barça.

Muriqi duke folur për mediet spanjolle, tha se është i kënaqur me një pikë e fituar, sepse sipas tij, nuk është lehtë të marrësh një pikë në duel me gjigantin spanjoll.

“E dinim fare mirë se cilin ekip kishim përballë dhe në fund të ditës mund të themi të kënaqur se kemi fituar një pikë me shumë me shumë forcë, fat dhe shpirt gare”, ka thënë Muriqi.

Për sulmuesin e “Dardanëve” ky ishte goli i tretë në këtë sezon të garave me Mallorcan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat