Pjesa e parë: Fushë Kosova - Ballkani 0:2, Malisheva në epërsi e pa gola në Gjilan

Futboll

Pjesa e parë: Fushë Kosova - Ballkani 0:2, Malisheva në epërsi e pa gola në Gjilan

Nga: K. G. Më: 27 shtator 2023 Në ora: 15:49
Pamje nga një ndeshje

Ballkani po dominon në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan ndaj Fushë Kosovës.

Kampioni në fuqi është në epërsi me rezultat 2:0 ndaj Fushë Kosovës, në takimin e javës së 7-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Golat i realizuan Tolaj (27’) e Kuç (42’).  

Malisheva është në epërsi ndaj Llapit.

Oshafi ka shënuar në minutën e 21-të.

Pa gola në Gjilan, mes Gjilanit dhe Lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat