Reali tensionon gjyqtarët!

Futboll

Reali tensionon gjyqtarët!

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 14:30
Pamje nga një ndeshje

Derbi nuk përfundon në fushë. Atletico Madrid mposhti 3-1 Realin e Madridit, duke u shkaktuar “armiqve” të përjetshëm humbjen e parë sezonale.

“Los Blancos” ishin të pakënaqur me arbitrimin e duelit të zjarrtë. Dhe pas ndeshjes të fundjavës reaguan në lidhje me disfatën kundër skuadrës së Simeones.

“Derbi i kushtëzuar, arbitri kreu 4 gabime të rënda”, u deklarua në TV e Realit. Në lidhje me akuzat nga kampi kundërshtar ka reaguar edhe Atletico.

Me anë të Miguel Angel Gil Marin, CEO i “Colchoneros”: “Ata të Realit ndryshojnë konkurrencën, krijojnë një klimë të padurueshme për gjyqtarët.

Argumentet me të cilat sulmojnë gjyqtarët do të ishin qesharake nëse nuk do të ishte diçka kaq serioze. Dhe që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e garës.

Janë tifozë. Ata që punojnë në TV e Realit e dinë që nëse nuk i thonë këto gjëra, së shpejti do të humbasin punën e tyre”, ironizoi drejtuesi i Atleticos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat