Elbasani do të udhëtojë drejt Peshkopisë

Futboll

Elbasani do të udhëtojë drejt Peshkopisë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 13:17
Elbasani

Është zbardhur kalendari i ndeshjeve të vlefshme për javën e 6-të në Kategorinë e Parë.

Sipas planit të FSHF-së, të dielën do të luhen dy ndeshjet e para në orën 14:00. Tomori do të presë Lushnjën dhe Bylisi do të përballet me Kastriotin.

Ndërsa të hënën do të zbresin në fushë 8 skuadra, ku do të përballen në sfida interesante, ku ajo që spikat është Flamurtari-Apolonia.

Elbasani do të udhëtojë drejt Peshkopisë ku do të gjejë Korabin dhe Vora do të përballet në transfertë me Luzin. Burreli do të presë Besën në orën 14:00.

JAVA 6 / KALENDARI

E diel, 01.10.2023

Tomori-Lushnja ora 14:00 (Berat)

Bylis-Kastrioti ora 14:00 (Ballsh)

E hënë, 02.10.2023

Luzi 2008-Vora ora 14:00 (Luz i Vogël)

Burreli-Besa ora 14:00 (Burrel)

Flamurtari-Apolonia ora 14:00 (Vlorë)

Korabi-A.F Elbasani ora 14:00 (Peshkopi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat