Pavard: Futbolli italian i fortë taktikisht, ende kam uri për trofe

Futboll

Pavard: Futbolli italian i fortë taktikisht, ende kam uri për trofe

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 16:40
Pavard

Futbollisti i Interit, Benjamin Pavard thotë se është i lumtur që është bërë pjesë e futbollit italian.

Pavard, i cili gjatë verës që lamë prapa iu bashkua skuadrës “Nerazure” nga Bayern Munich, thekson se futbollit italian është shumë i fortë taktikisht.

“Futbolli italian? E ndiqja prej kohesh.

Për mua është një kampionat shumë i fortë taktikisht.

Ndjej se mund të mësoj ende më shumë këtu”, ka thënë Pavard.

Ai pohon se ndihet krenar që vesh fanellën e Interit. Pavard pohon se ende ka uri për trofe.

“Jam krenar që jam pjesë e një klubi të madh si puna e Interit. Kam ende uri për trofe dhe Inter ka të njëjtën ambicie si unë”, përfundoi Pavard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat