Enrique: Fushë e tmerrshme, topi dukej si një lepur që kërcente

Futboll

Enrique: Fushë e tmerrshme, topi dukej si një lepur që kërcente

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:27
Enrique

PSG vijon të shfaqë oshilacione në kampionatin francez. Kampionët ngecën në një barazim të bardhë 0-0 në fushën e Clermontit, skuadër ku luan dardani Elbasan Rashani (u fut në fushë në minutën e 69’).

Skuadra e Luis Enriques ka fituar vetëm tri nga shtatë takimet e edicionit të ri në Ligue 1, ndërkohë që tekniku spanjoll u kap me gjendjen e keqe të fushës në prononcimin pas ndeshjes.

“Më vjen keq që nuk fituam, por ishte një sfidë tepër e luftuar. Krijuam më shumë raste se Clermonti, e meritonim fitoren”, thekson Luis Enrique.

Më pas një koment për skemën 3-3-4. “Jam i kënaqur me mënyrën sesi luajtën djemtë, por mund të ishim treguar më agresivë në pjesën e parë.

Por siç e patë të gjithë, kushtet e fushës ishin shumë të këqija, në e bënë më të vështirë. Gjendja e fushës ishte e tmerrshme. Topi dukej si një lepur që po kërcente”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Kampionët e Francës rikthehen në fushë në mesjavë, kundër Newcastle në Champions League. Duel që do të zhvillohet të mërkurën e 4 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat