Futbollistja më e bukur në botë zgjedh mes Messi-t dhe CR7

Futboll

Futbollistja më e bukur në botë zgjedh mes Messi-t dhe CR7

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:44
Ronaldo, Ana e Messi

Bukuroshja e futbollit, Ana Maria Markoviq ka dhënë mendimin e saj në debatin e përjetshëm se kush është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave mes Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t.

Argumenti, i cili ka qenë objekt debati midis tifozëve, ekspertëve dhe personazheve të njohur të sportit për gati dy dekada, nuk tregon shenja të zbehjes.

Ndërkohë që debati vazhdon, Ronaldo më parë shprehu dëshirën e tij për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve të pandërprera mes mbështetësve të tij dhe atyre të Messit se kush e meriton statusin e “më të mirit”.

“Rivaliteti mes meje dhe Messit ishte i mirë. Tifozët e donin atë. Tani ai rivalitet ka mbaruar. Nëse e doni Cristianon, nuk keni pse ta urreni Messi-n. Ne kemi ndryshuar historinë e futbollit,” tha CR7.

Megjithatë, Markovic, e njohur gjerësisht si ‘futbollistja më e bukur’ në botë, tani ka ndarë mendimin e saj se cila nga këto ikona të futbollit beson ajo se e meriton më shumë titullin.

Në një seancë pyetje-përgjigje në X (dikur Twitter), ylli me origjinë kroate e bëri të qartë qëndrimin e saj me një pohim të sigurt:

“Cristiano [Ronaldo], për mua, është më i miri”, ka shkruar ajo.

Duke pranuar se të tjerët mund të kenë një këndvështrim të ndryshëm, 23-vjeçarja pohoi se zgjedhja e saj përfaqësonte përgjigjen ideale për pyetjen.

“Unë respektoj mendimin e të gjithëve”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat