Mezani: Na mungon pak eksperienca

Futboll

Mezani: Na mungon pak eksperienca

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 18:25
Mezani

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pas humbjes ka thënë se nuk e merituan humbjen mirëpo mungon eksperienca në ekip sepse ka djem të ri, megjithatë ai shpreson se ky ekip do t’i kthehet rezultateve pozitive.

Drita ka fituar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me rezultatin 2:0 në derbin gjilanas.

“Ka qenë një ndeshje e luajtur mirë dhe djemtë sakrifikuan.Drita me cilësitë që i ka i shfrytëzoi rastet që i kishte. Ky është futbolli. Jemi goditur në momentet tona të mira në të dy rastet.

Tifozët dhe lojtarët nuk e meritonin këtë. Duhet t’i lëmë prapa gabimet dhe të përmirësohemi”, tha fillimisht Mezani për “ArtMotion”. Ai beson se Gjilani do t’u kthehet rezultateve pozitive.

“Mund të japim më shumë, na mungon pak eksperienca sepse djemtë janë të rinj. Mendoj se nga ndeshja në ndeshje dhe java në javë, do të përmirësohemi. Këta çuna mund të marrin diçka në vazhdim”, është shprehur Mezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat