Kosova e Dusseldorfit i jep leksion skuadrës gjermane

Futboll

Kosova e Dusseldorfit i jep leksion skuadrës gjermane

Nga: K. G. Më: 1 tetor 2023 Në ora: 19:10
Kosova

Kosova e Dusseldorfit nuk ka të ndalur në Bezirksliga në futboll.

Kuqezinjtë shënojnë fitore të thellë në kuadër të javës së 8-të.

Djelmoshat e Kosovës i japin leksion skuadrës gjermane SVG Neuss-Weissenberg, duke e mposhtur me rezultat 5:0. 

Image

Pamje nga ndeshja 

Luftë e ashpër për kreun e tabelës, ku katër skuadra janë me pikë të përafërta.

Golat i shënuan Acar (51' e 54'), Stellmach (62'), Hyseni (82') e Vila (89').  

SG Benrath-Hassels kryeson me 22 pikë sa ka edhe Kosova në pozitën e dytë, pasojnë TSV Eller 04 me 21 sosh e DJK Sparta Bilk me 19 sosh etj. 

Në javën e 9-të, Kosova luan në udhëtim, ku ndeshet me DJK Gnadental.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat