Allegri: Szczesny në mesin e portierëve më të mirë në Evropë

Futboll

Allegri: Szczesny në mesin e portierëve më të mirë në Evropë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 06:52
Wojciech Szczesny

Juventus u ballafaqua këtë fundjavë me Atalanta në kuadër të xhiros së shtatë të Seria A, duke barazuar 0-0.

Kontribuesi më i madh që porta e mysafirëve mbeti e paprekur, ishte portieri Wojciech Szczesny dhe për të pas ndeshjes në intervistën për mediet italiane, trajner Massimiliano Allegri pati lëvdata.

“Nuk kam dyshim, Wojciech Szczesny, është një nga portierët më të mirë në Evropë. Ai është nga më të mirët.”, tha trajneri italian.

Portieri polak deri më tani këtë sezon në kampionatin italian ka pësuar 5 gola, ndërsa në 3 ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat