Sacchi nuk ndal kritikat

Futboll

Sacchi nuk ndal kritikat

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 11:45
Sacchi

Në më shumë se një rast, Arrigo Sacchi ka folur për zikaltrit, duke besuar se ata duhet të kenë një ide më të guximshme për të luajtur. Ai e përsëriti këtë edhe në “Gazzetta dello Sport”, në një intervistë të publikuar numrin e sotëm:

“Do të doja ta shihja Interin të sulmonte me vazhdimësi, t’i sulmonte kundërshtarët e vet. Zikaltrit i kanë mundësitë teknike dhe atletike për këtë. Guximi është gjithmonë rezultat i dijes.

Pa dije nuk mund të ketë as guxim dhe as risi”.

Ish-trajneri i Milanit dhe ekipit kombëtar italian vijon: “Shpesh, megjithatë, Interi, pasi shënon një gol, tërhiqet për të mbrojtur avantazhin, ndërsa ky duhet të jetë momenti i duhur për t’i dhënë kundërshtarit goditjen e nokautit.

Nëse një boksier e vendos rivalin në qoshe të ringut, pastaj e pret atë apo përpiqet t’i japë grushtin vendimtar? Sipas meje, ai bën gjënë e dytë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat