​Arteta shpjegon pse Arsenali humbi nga Lens

Futboll

​Arteta shpjegon pse Arsenali humbi nga Lens

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 08:56
​Arteta shpjegon pse Arsenali humbi nga Lens

Arsenali pësoi humbje mbrëmë nga skuadra franceze Lens, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Lens e mposhti Arsenalin si vendas me rezultat të ngushtë 2:1, ku fitoren skuadrës franceze ia siguruan golat nga Adrien Thomasson dhe Elye Wahi, kurse golin e nderit te Arsenali e shënoi Gabriel Jesus.

Pas ndeshjes, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka shpjeguar se pse skuadra e tij pësoi humbje sot, në një ndeshje ku “Topçinjtë” ishin favoritë të padiskutueshëm.

“Sigurisht që ishte e vështirë dhe urime Lens. Si e pamë të gjithë, ata janë një skuadër e mirë dhe atmosfera ishte fantastike. Ne e bëmë gjënë më të vështirë, duke shënuar golin e parë, dhe kishim kontroll të plotë të ndeshjeve, por në momente, ata arritën të shënojnë”, tha Arteta.

“Është e vërtetë që ne nuk ishim shumë të rrezikshëm në sulm, në shumë raste. Ne nuk sulmuam kur duhej. Diferenca nga ndeshja me PSV ishte brenda zonës së 16-metërshit, humbëm disa shanse të mëdha dhe nuk u mbrojtëm mirë te golat e tyre”, shtoi më tej Arteta.

Pas dy xhirove, Arsenali zë vendin e dytë në Grupin B me tre pikë të arkëtuara, krahas Lens që renditet në vendin e parë në kuotën e katër pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat