Enrique: Newcastle është ekip i nivelit të lartë

Futboll

Enrique: Newcastle është ekip i nivelit të lartë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 11:27
Enrique

Newcastle-PSG është një nga sfidat kryesore që luhet sonte në kuadër të fazës së dytë në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Francës, Luis Enrique, ka thënë se dueli me skuadrën angleze, nuk do të jetë aspak i lehtë, sepse sipas tij, Newcastle është skuadër e nivelit shumë të lartë.

“Ata janë një ekip i nivelit shumë të lartë, me lojtarë të mrekullueshëm. Ata kanë ide dhe janë të kompletuar dhe do të luajnë para tifozëve të tyre”, ka thënë Enrique.

“26 vjet me parë u përballa me Newcastle-n si lojtar. Ishte paraqitja e tyre e fundit në Champions League. Ishte një atmosferë e pabesueshme, është e vështirë të luash në atë stadium”, ka theksuar Enrique.

Ai është i bindur se “PSG do të ketë paraqitje të mirë në duel me Newcastle”.

Ndeshja mes Newcastle-s dhe PSG-së starton në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat