Man United në mbledhje urgjente, a do të shkarkohet Erik ten Hag?

Futboll

Man United në mbledhje urgjente, a do të shkarkohet Erik ten Hag?

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 11:58
Erik ten Hag

Humbja ndaj Galatasarayt ka vënë në rrezik të ardhmen e Erik ten Hag në krye të Manchester Unitedit.

“Djajtë e Kuq” mbrëmë pësuan disfatë nga Galatasaray (2-3) midis ‘Old Traffordi’, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sipas medieve britanike, pozicioni i Ten Hag si trajner i Manchester United ka filluar të lëkundet.

“Sot është planifikuar një takim mes bordit të drejtorëve të klubit për të diskutuar se si të dilet nga kriza e rezultateve.

Njerëz të afërt me klubin besojnë se pozicioni i Ten Hag si menaxher do të diskutohet pasi disa nga anëtarët e bordit tashmë kanë hequr dorë nga menaxheri”, raportojnë mediet në ishull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat