Bellingham: Goli në “Diego Maradona” një nga më të mirët

Futboll

Bellingham: Goli në “Diego Maradona” një nga më të mirët

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:15
Bellingham

Ylli anglez Jude Bellingham, i shpallur lojtari më i mirë në fitoren e Real Madridit ndaj Napolit, tha se golin që shënoi në “Diego Maradona” është një nga më të mirët në karrierën e tij.

Anglezi, i cili gjatë verës që lamë prapa iu bashka Real Madridit, është duke shkëlqyer në sezonin e tij të parë në fanellën e “Mbretërve”.

Bellingham edhe mbrëmë në fitoren kundër “napolitanëve” jo vetëm që shënoi gol, por edhe bëri paraqitje fantastike.

“Me atë që pashë në dokumentarë, cilësia e Maradonës ishte më e lartë se e imja”, tha Bellingham.

“Mundohem të jap kontributin tim vetëm si Jude, jo si Maradona. Në stadiume me  atmosfera të tilla është e rëndësishme të fitosh dhe të luash mirë”, ka theksuar ai.

Ish-ylli i Borussia Dortmundit, thotë se kjo fitore është tejet e rëndësishme për Real Madridin, sepse sipas tij, ky trepikësh e vendos skuadrën e tij në situate të mira në garën për të siguruar kualifikimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja. Janë tre pikë që na vendosin në një situatë të mirë. Është e rëndësishme të vazhdojmë me këtë ritëm”, ​​tha reprezentuesi i Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat