Edhe një lojtar largohet nga Kombëtarja e Kosovës, talenti i Bayernit i bashkohet Shqipërisë

Futboll

Edhe një lojtar largohet nga Kombëtarja e Kosovës, talenti i Bayernit i bashkohet Shqipërisë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:52
Dion Berisha

Ekipet kombëtare të Kosovës po vazhdojnë të dobësohen.

Pak kohë më parë “Dardanët” mbetën pa Arbnor Mujën dhe Mirlind Dakun, të cilët, për shkak të pakënaqësive, preferuan t’i bashkohen Kombëtares shqiptare.

I pari nuk po merrte ftesë nga Kosova A, e i dyti nuk po ftohej qe një kohë, përkundër pritjes.

E tash, Federata e Futbollit të Kosovës është “zënë në gjumë” përsëri.

Në fakt, njëri prej talentëve të së ardhmes i “Dardanëve”, Dion Berisha vendosi t’i thotë “po” Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Pakujdesia e shtëpisë së futbollit kosovar bëri që ta humbasë edhe një lojtar që ka mundur të ishte pjesë e rëndësishme e ekipit A të Kosovës.

Në fakt, sot selektori i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi e shpalli listën e 24 emrave të ftuar për dy ndeshjes kualifikuese të Euro 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat