Gavi: Këtë lojtar e admiroj

Futboll

Gavi: Këtë lojtar e admiroj

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 15:28
Gavi

Gavi është intervistuar në “La Vanguardia”. Lojtari i Barçës komplimentoi shokun e tij të skuadrës De Jong menjëherë pasi Joao Felix, gjithashtu u “përul” para holandezit.

“Ai që admiroj më shumë është De Jong. Kur u tha se mund të largohej, ai u dëshpërua, – pohoi talenti i ri i Barçës, misioni kryesor i të cilit është të kapë majat me fanellën blaugrana: – Unë do të bëja gjithçka për Barçën, nuk do ta ndërroja me asnjë klub tjetër”.

De Jong ishte afër largimit nga “Camp Nou” dy vera më parë, kur skuadra duhej të bënte një shitje të madhe për shkak të situatës delikate financiare.

Në moshën 19-vjeçare, andaluziani tashmë është bërë një futbollist i rëndësishëm brenda skuadrës së Xavi Hernandez.

Tani, përveç kësaj, Gavi ka nisur të flasë më gjatë edhe nëpër intervista, çka ka qenë jo specialitet i tij, nisur nga tipi i mbyllur që ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat