Një lojtar me perspektivë

Futboll

Një lojtar me perspektivë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 15:29
Jean-Clair Todibo

Një lojtar me perspektivë dhe më pas asgjë.

Ku është efekti i dyfishtë që mund të ketë Barcelona për talentet e rinj premtues si Jean-Clair Todibo, që në vitet e tij te katalanasit ka kaluar periudhën më të keqe të karrierës së tij.

Për këtë ka folur vetë mbrojtësi në një intervistë të dhënë për Telefoot, duke pranuar se tani ka gjetur dimensionin e tij në Francë, te Nice.

“Duke parë se nuk luaja kur isha te Barça, njerëzit më fyenin dhe më thonin se isha i dështuar”, ka thënë mbrojtësi.

Todibo ka shpjeguar më pas se si ka arritur të dalë nga kjo situatë e vështirë:

“Me kalimin e kohës kam mësuar nga dështimi im dhe jam i lumtur që karriera ime nuk ka qenë një fushë me lule. Tani, te Nice, ndihem i sigurt dhe i dashur nga tifozët.

“Këtu mund të jap maksimumin tim. Flas shumë me Lilian Thuram, një person që e respektoj dhe një ish-mbrojtës i madh, po më ndihmon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat