PSG, City e Barcelona kërkojnë fitore

Futboll

PSG, City e Barcelona kërkojnë fitore

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Pas një të marte befasuese në Champions, me rezultate të papritura, e mërkura premton të jetë po aq spektakolare.

Ka nga ata si Milan e Lazio që rrezikojnë që në ndeshjen e dytë, duke e gjetur veten në udhëkryq e nga ata që duan të vendosin përfundimisht diktatin e tyre në grup si Manchester City, PSG apo Barcelona. Grupi E është bërë i komplikuar, edhe pse në vigjilje konsiderohej ndër më të përballueshmit. Lazio pas barazimit me Atletico Madrid, skuadra e vetme në këtë sezon që ka mposhtur Real Madrid, do të shkojë në Glasgoë, për tu ndeshur me Celtic.

Herën e fundit skocezët i kanë mundur jashtë e brenda, e për më tepër, skuadra e Rodgers në kampionat ka fituar gjashtë ndeshje dhe barazuar një. Në ndeshjen tjetër, Atletico do të luajë në shtëpi me Feyenoord, që kryeson grupin pas fitores me Celtic.

Edhe Milan ka një pikë në grupin F, pas përplasjes me Newcastle. Humbja sonte do të komplikonte rrugëtimin evropian të teknikut Pioli, edhe pse ka shumë ndeshje përpara. Kuqezinjtë, përveç murit të famshëm të verdhë të Dortmund, e gjejnë veten përballë skuadrës që iu afrua fitimit të Bundesligës së fundit dhe që kryeson atë aktuale. Një grup probelmatik, kun ë krye është PSG. Parisienët pasi mposhtën Dortmund në ndeshjen e parë, duhet të bëjnë llogaritë me transfertën e Neëcastle. Luis Enrique duket se i ka zgjidhur problemet për kampionët e Francës, që tani po prodhojnë futboll. Manchester City pastaj thjesht po shpejton të sigurojë vendin e pare në Grupin G. Pasi përmbysi Crvena Zvezda në Etihad, tani Guardiola pret të njëjtën gjë në Leipzig.

Edhe Barcelona në Grupin H pret konfirmimin, por nuk ka një ndeshje të thjeshtë. Kundër Portos në Dragao nuk është kurrë e lehtë, pavarësisht se skuadra e Conceicao nuk është në momentin e saj më të mirë.

Dy humbëset e ndeshjeve të para Antëerp e Shakhtar do të ndeshen bashkë, në shansin ndoshta të fundit për të shpresuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat